LDK bën goditjen e madhe, i bashkohet ish nënkryetari i AAK-së dhe njeriu i afërt i Haradinajt

Aktuale

LDK bën goditjen e madhe, i bashkohet ish nënkryetari i AAK-së dhe njeriu i afërt i Haradinajt

Nga: BS Më: 14 tetor 2020 Në ora: 18:04
LDK

Kohë më parë, ish Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha dha dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Gjatë ushtrimit të detyrës time të zëvendësministrit të jashtëm, keshilltarit diplomatik të kryeministrit dhe përfaqësuesit diplomatik për Selinë e Shenjtë, janë shpërfaqur dallime të mëdha me krerët institucional, pergjegjës per politikën e jashtme. Krahas bashkēpunimit të mirë ka pasur qasje të ndryshme edhe me vetë ish kryeministrin. Për hir të proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, kam vazhduar angazhimet deri në ditën e zgjedhjeve, 6 tetor 2019, kur kam përmbyllur aktivitetin tim politik në AAK – ndërkohë duke e formalizuar me shkrim. Gjatë këtij viti, përkundër dorëheqjes time, me kërkesë të zotëri Haradinaj, si vazhdimësi e punës e bashkëpunimit të gjatë, kam konkretizuar planin qeverisës për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, por në fazën finale, pas analizimit të plotë, kam vendosur të mos marr përgjegjësi konkrete politike”, kishte thënë Berisha në postimin e tij, ku kishe njoftuar dorëheqjen nga AAK.

Por gazeta “Bota sot” mëson nga burimet e saj, se ish nënkryetari i AAK-së dhe njeriu i afërt i Ramush Haradinajt, Anton Berisha do t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një gjë të tillë pothuajse e ka konfirmuar edhe vet Berisha.

Ka qenë një foto e postuar nga Berisha me deputetin e LDK-së, Fetah Rudin, ku Berisha ka pëlqyqr komentet e atyre të cilët i bënin thirrje që t’i bashkohet LDK-së.

“Shumë shpejtë do të shohim në listë për deputetë nën singlën e LDK - së, zotëri i nderuar Anton Berisha! Sepse vendin e keni në këtë parti të themeluar nga të mëdhenjët e kombit shqiptar, nga ish Presidenti Rugova dhe Fehmi Agani”, ka qenë njëri nga komentet, i cili ka marrë pëlqimin e Anton Berishës, duke konfirmuar se është rrugës që t’i bashkohet LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat