Veseli viziton fermerët në fshatin Korishë të Prizrenit

Aktuale

Veseli viziton fermerët në fshatin Korishë të Prizrenit

Nga: A.Z Më: 15 tetor 2020 Në ora: 12:02
foto nga vendi ngjarjes

Lideri i PDK-së , Kadri Veseli, sot ka vizituar një fermë pulash dhe stallë lopë në fshatin Korishë të Prizrenit, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ai më tej ka shtuar se ka biseduar me blegtorët dhe banoret lidhur me gjendjen ekonomike si dhe dëmet e shkaktuara nga pandemia.

Postimi i plotë:

Vizitova një fermë pulash dhe stallë lopësh në fshatin Korishë të Prizrenit, ku bisedova me blegtorët dhe banorët për gjendjen e tyre ekonomike, si dhe dëmet që kanë pasur prej pandemisë.

Fermerët tanë kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale por edhe për përkrahje nga gjithë shoqëria. Të gjithë ne duhet ta shohim si obligim moral që t’i ndihmojmë të dalin nga sitata e vështirë e tyre duke konsumuar sa më shumë prodhime vendore.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat