Plani i radhës i Hashim Thaçit: Kryeministre Vlora Çitaku, president Isa Mustafa

Aktuale

Plani i radhës i Hashim Thaçit: Kryeministre Vlora Çitaku, president Isa Mustafa

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 13:16
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

Zhvillimet politike në vend sa vijnë e po bëhen me të nxehta. 

Gara për ta marrë postin e presidentit po merr kahë tjetër. Tani janë duke u bërë kalkulime të reja për të arritur deri tek karrigia e shefit të shtetit. 

Syri Kosova përmes burimeve të besueshëm brenda LDK-së, zbulon se kjo parti po e mendon edhe largimin nga udhëheqja e Qeverisë e ta marr postin e Presidentit. 

Bazuar në këto burime, pas disa bisedave të Presidentit aktual, Hashim Thaçit dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa kanë ardhur deri te një propozim për riformatizim të ekzekutivit e që tani të përfshihet edhe PDK-ja. 

Po sipas këtij burimi, në krye të qeverisë po mendohet të vijë ish-ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, e në postin e presidentit të vijë, Isa Mustafa.  

“Vizita e Thaçit në SHBA u bë edhe që të bisedohet nga afër edhe me zonjën Çitaku në lidhje me gatishmërinë e saj për këto propozime” – tha burimi.

Mirëpo, nga kampi tjetër i pretendentit për president, Ramush Haradinaj, media merr vesh se në rast që PDK hyjnë në Qeveria, ata mund të largohen.  E nëse ndodh kjo, atëherë llogaritë e Mustafës e Thaçit mund të vijnë në pikëpyetje, pasi për zgjedhjen e presidentit sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, në seancën për zgjedhjen e presidentit duhen 2/3 e votave të deputetëve por edhe kuorumi prej 80 deputetëve. 

Gjithë këto kalkulime politike po vijnë si pasojë e afrimit të afatit për ngritjen ose jo të propozim aktakuzës ndaj presidentit aktual nga Gjykata Speciale.

Sipas Kushtetutës, Presidentit Hashim Thaçi i përfundon mandati në prill të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat