Telekomi po hetohet për 14 marrëveshje të dyshimta që e shkatërruan kompaninë

Aktuale

Telekomi po hetohet për 14 marrëveshje të dyshimta që e shkatërruan kompaninë

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 13:19
PTK

Telekomi i Kosovës është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit për 14 kontrata, Aneks kontarta, marrëveshje komerciale e memorandume të nënshkruara me kompani të ndryshme e që dyshohet që e quan në falimentim kompaninë publike.

Media ka siguruar dokumentin i cili tregon konkretisht se për cilat kontrata e anekskontrata dhe për cilat kompani bëhet fjalë.

Kontratat e Telekomit për të cilat Prokuroria ka nisur hetimet përveç me Z Mobile janë edhe kontrata me kompaninë CACTUS, me kompaninë Interadria, kontrata me Paykos e anekskontrata të tjera.

Në dokumentin e siguruar nga Infokusi janë të përmendura të gjitha marrëveshjet  që sipas dokumentit në bazë të përformimit të kompanisë janë të dyshimta dhe të lidhura mbi baza korruptive, për interesa të individëve apo grupeve të caktuara që kanë dëmtuar kompaninë publike pasi që shumica e punëve që kryhen nga këta operator mund të kryhen edhe nga punëtorët e Telekomit.

Federata Sindikale ka kërkuar të zbardhen dyshimet se këto marrëveshje janë lidhur mbi afera korruptive.

Media të martën raportoi ekskluzivisht se Policia e Krimeve Ekonomike ka nisur hetimet për ish shefin ekzekutiv të Telekomit, Bedri Istrefin për kontratën me operatorin privat nga Shqipëria “Advan Tech për shitjen e shërbimeve të internetit dhe televizionit kabllor.

Në vazhdim gjeni dokumentin i cili tregon se për cilat kontrata dhe anekskontrata të nëshkruara nga Telekomi, Prokuroria ka filluar hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat