Pacolli: Qeveria Hoti s’ka fuqi politike, s’mund ta luftojë korrupsionin dhe krimin

Aktuale

Pacolli: Qeveria Hoti s’ka fuqi politike, s’mund ta luftojë korrupsionin dhe krimin

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 00:12
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se Qeveria Hoti nuk është qeveri që mund ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, pasiqë sipas saj, nuk ka vullnet dhe fuqi politike.

Ajo ka deklaruar se Raporti i Bashkimit Evropian për vitin 2021, do të ishte pozitiv në rast se Vetëvendosje dhe Qeveria Kurti, do ishin në pushtet.

“Ne patëm një shans, që Raporti i vitit 2021, të jetë një raport pozitiv për Kosovën sepse tani kemi raportin e vitit 2020, ai e vlerëson se çfarë ka ndodhur gjatë vitit 2019, tregon që ka ardhur në pushtet një parti parti politike që ka për detyrë luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe ka qëllim vendosshmëri dhe është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë. Pastaj, pas tre muajsh e kemi një qeveri tjetër të cilën, raporti nuk e vlerëson se është qeveri e cila, do ta dërgojë vendin drejt zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar deputetja Pacolli në KTV.

Deputetja e VV-së tutje ka thënë se asnjë punë e mirë e Qeverisë Hoti nuk përmendet në këtë Raport, ndërsa thotë se po të ishte partia e saj në pushtet, do të kishte përkushtim dhe sakrificë që ta shpie Kosovën drejt integrimit të Bashkimit Evropian.

“Jam 95% e sigurt që në vitin 2021, ne do të kishim ndryshime në pothuajse shumicën e sektorëve, e sidomos në atë të luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe në hetimin e rasteve në nivelin e lartë politik, pra në konfiskimin e pasurisë së paligjshme”, ka potencuar tutje ajo.

Pacolli ndër të tjera ka shtuar se Kosova duhet të ketë një forcë politike që ka vullnet politik në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe BE-ja ta konsiderojë një qeverisje me vullnet të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat