Ja dy personat e parë që do t’i bashkohen partisë së Vjosa Osmanit (Pamjet)

Aktuale

Ja dy personat e parë që do t’i bashkohen partisë së Vjosa Osmanit (Pamjet)

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 16:59
Vjosa Osmani

Bekim Muja dhe Tafil Peci, drejtorë në Komunën e Mitrovicës, ditë më parë u shkarkuan nga dega e LDK-së në Mitrovicë.

Dy drejtorët ishin emëruar drejtor në Drejtorinë e Prokurimit dhe atë të Kuluturës, Rinisë dhe Sportit, pasi të njejtit kishin përkrahur Agim Bahtirin gjatë balotazhit në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Mirëpo pas këtij veprimi, dega e LDK-së në Mitrovicë nisi t'i lë anash në aktivitete dhe organizime, deri edhe kur i shkarkojë nga partia.

Media lokale nga Mitrovica, merr vesh se të njetit do t'i bashkëngjiten subjektit të formuar nga Vjosa Osmani.

Image
Bekim Muja dhe Tafil Peci

Në rast se iniciativa qytetare e udhëhequr nga Vjosa Osmani, nuk paraqet kandidat për kryetar të Mitrovicës, të dy drejtorët do ta përkrahin kandidaturën e Agim Bahtirit për kryetar të Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat