Vetëvendosja me mesazh për PDK-në

Aktuale

Vetëvendosja me mesazh për PDK-në

Nga: A.Morina Më: 17 tetor 2020 Në ora: 17:34
Foto Ilustrim

Sot, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me shkarkimet e fundit nga Qevria Hoti, të cilën e akuzuan për keqqeverisje.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, gjatë konferencës ka thënë se shkarkimet politike që ka bërë kryeministri Avdullah Hoti janë cenim i rëndë i institucioneve të pavarura dhe precedent i rrezikshëm për kapjen e institucioneve vitale.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i cili tha se këta të fundit ankohen por nuk nënshkruajnë mocionin

"Ankohen për keqqeverisje ndërkohë që nuk japin nënshkrimet", shkroi Manxhuka në rrjetin social facebook, përcjellë "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat