Murtezaj akuzoi Hotin për nepotizëm/ Ish-zv.ministri: Allo, prokuroria pronto?

Aktuale

Murtezaj akuzoi Hotin për nepotizëm/ Ish-zv.ministri: Allo, prokuroria pronto?

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 18:12
Edison Jakurti dhe Albin Kurti

Ilir Murtezaj, i shkarkuar nga posti i drejtorit të ATK-së, ka pasur një sërë kritikash ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

Murtezaj ka akuzuar Hotin, se në kohën sa ka qenë ministër i Financave ka lejuar që të pranohen njerëz në ATK.

"I kanë marrë fëmijët e gjyqtarëve, deputetëve, fëmijën e gazetarit dhe gjithë këtyre njerëzve. Pse? Për të bërë krimin e organizuar. Kryeministri e din edhe për familjarët që ka punësuar në Ministrinë e Financave, nepotizmi ndryshe nuk është”, u shpreh Murtezaj.

E pas këtyre akuzave, ka reaguar edhe ish-zv.ministri në MEPTINIS, Edison Jakurti.

"Kryeministri i urtë nuk po dika vetëm me hongër sendviça. Sipas drejtorit të shkarkuar të ATK-së, ai qenka i përfshirë prej punësimeve të familjarëve e deri te evazioni fiskal. Allo, prokuroria pronto?" ka shkruar Jakurti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat