Geci: Emrin tim e keqpërdoren pas luftës, në së paku 20 banesa e kanë shënuar “E zënë – Sabit Geci”

Aktuale

Geci: Emrin tim e keqpërdoren pas luftës, në së paku 20 banesa e kanë shënuar “E zënë – Sabit Geci”

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 23:04
Sabit Geci

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë, Sabit Geci, ka qenë i ftuar në emisionin “Personale”.

Geci ka folur për dukuritë negative të pasluftës që janë bërë në emër të UÇK-së.

“Unë nuk e di që dikush nga UÇK ka bërë ndonjë gjë të keqe, por e di që shumë njerëz kanë blerë me para uniforma të UÇK-së nëpër tregje. E di që në shumë vende është përdorur emri im “E nxonme – Sabit Geci”. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam uzurpuar asgjë hiq. Më kanë njoftuar njerëzit se së paku në 20 banesa e lokale ka figuruar emri im”, tha ai.

“Emrat tanë janë keqpërdorë shumë. Janë njollos. Ka shumë njerëz në Kosovë që nuk kanë dashur të largohet Serbia nga këtu prandaj e kanë njollosur emrin e UÇK-së”.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë, thotë se ndoshta njerëzit e UÇK-së që kanë qenë në pozita kanë mundur të bëjnë edhe më shumë për vendin por thotë se nuk di nëse dikush prej tyre ka bërë vepra të këqija.

“Unë kam parë se personat tjerë që nuk kanë qenë fare në luftë kanë bërë shumë më keq”, tha ndër të tjera Sabit Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat