Reagon Hoti lidhur me rastin e sulmit ndaj gazetarit Kajtazi

Aktuale

Reagon Hoti lidhur me rastin e sulmit ndaj gazetarit Kajtazi

Nga: A.Z Më: 18 tetor 2020 Në ora: 17:58
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj rastit për sulmin e mbrëmshëm me armë zjarri ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazit. Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se liria e medias dhe liria e shprehjes jane të garantuara me ligjë dhe do të mbrohen në secilën rrethanë, percjell "Bota sot".

Ai më tej ka shtuar se sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve jane sulme ndaj vlerave demokratike dhe do të trajtohen nga organet e rendit.

Postimi i plote:

Me shqetësim e mora lajmin për rastin e sulmit ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi.
Liria e medias dhe liria e shprehjes janë të garantuara me ligj dhe do të mbrohen në secilën rrethanë. Prandaj, kërkoj nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin e Shkumbinit me prioritet të lartë dhe t'i zbardhin rrethanat e sulmit.

Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë sulme direkte ndaj vlerave demokratike, prandaj edhe do të trajtohen me prioritet nga organet e rendit në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat