Blerim Kuçi tregon nëse frikësohet nga Gjykata Speciale

Aktuale

Blerim Kuçi tregon nëse frikësohet nga Gjykata Speciale

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:31
Blerim Kuçi

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka treguar se ai ka qenë i ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale dhe se është mbrojtur në heshtje.

Ai ka thënë se më shumë ka inati për votimin e kësaj gjykate, se frikë nga ajo.

“Jam shumë i inatosur, jo pse merret veç me mua, po për krejt këtë proces. Ma shumë kam inati, se frikë. Nuk jam prej atyre që them që nuk kam frikë, por jam prej atyre që frikësohem më së paku, sepse kam dhënë shumë mund, nuk e kam pasur lehtë, jo veç unë dhe familja, por një zonë e tërë”, ka thënë Kuçi

Ai ka thënë se gabimi më i madh në historinë e Kosovës që ka bërë Kuvendi është votimi i ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Nuk ka me ju dhënë rasti me bërë kësi gabimi”, ka thënë ai.

Kuçi thotë se kjo gjykatë ka shumë elemente të shkeljes së të drejave të njeriutdhe se është një etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat