Azemi: Ideja e taksës për hyrje në Prishtinë nuk do të jetësohet

Aktuale

Azemi: Ideja e taksës për hyrje në Prishtinë nuk do të jetësohet

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 00:11
Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Egzon Azemi

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Egzon Azemi, ka thënë se ideja e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për të vendosur një tarifë prej dhjetë euro për hyrje në kryeqytet është ide e kotë dhe diskriminuese.

“Të dalësh dhe të deklarosh në media taksë prej dhjetë euro pa shpjeguar asnjë detaj tjetër është qesharake. I thirri të gjitha mediat për ta prezantuar projektin e parkingut nëntokësor, ndërsa hodhi pluhur kaq të madh për këtë çështje”, është shprehur Azemi.

“Nuk do të jetësohet kjo ide. Besoj se këtë e kanë ndaluar qytetarët e Prishtinës janë deklaruar se janë kundër një politike të tillë që është e pashpjegueshme dhe është diskriminuese”.

Azemi ka thënë se plani i Vetëvendosjes ka qenë për ndërtimin e parkingjeve në hyrje të qytetit, por jo edhe tarifa hyrëse.

Ai në Edicionin Special ka thënë se Ahmeti nuk e ka mbajtur pothuajse asnjërin nga premtimet e dhëna për mandatin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat