KDI: LDK dhe AAK të “heqin duart” nga bordet publike

Aktuale

KDI: LDK dhe AAK të “heqin duart” nga bordet publike

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 12:20
Foto Ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), nëpërmjet një komunikate për media të publikuar në rrjetet sociale, ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës të heqin dorë nga bordet publike.

Sipas tyre, është vërejtur një tendencë kohëve të fundit për punësime partiake nga radhët e subjekteve respektive.

Reagimi i plotë:

“??? ??? ??? ??̈ “????? ?????” ??? ?????? ???????

Sipas raporteve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare, Kosova vazhdon të përballet me elemente të kapjes së shtetit, përderisa është etabluar praktika e kapjes së bordeve të ndërmarrjeve publike dhe vendosja e njerëzve jokompetentë e partiak.

Ndërmarrjet publike janë institucionet më të kritikuara për performancë të dobët, të cilat operojnë me humbje financiare, e madje disa prej tyre ndodhen buzë falimentimit. Sidoqoftë, të njëjtat po vijojnë të shërbejnë si strehë për akomodimin e njerëzve partiak nga subjektet politike që qeverisin me vendin. Kjo është reflektuar edhe gjatë emërimeve të fundit të bordeve të ndërmarrjeve të rëndësishme si Trepça, Infrakos dhe Posta e Kosovës, ku janë caktuar individë të cilët kanë garuar për poste publike nën logon e LDK-së dhe AAK-së.

Ne vlerësojmë që vendosja e individëve me prapavijë partiake në pozita të përkohshme në këto borde, pa respektuar procedurat e konkursit publik, është në kundërshtim me ligjet e këtyre ndërmarrjeve publike dhe në kundërshtim me premtimin kryesor që bordet do të çkapen nga politika e do të jenë profesionale, të pavarura dhe me integritet.
KDI i bën thirrje Qeverisë që të respektojë ligjin dhe të mbajë zotimet e dhëna për çkapjen e shtetit dhe ndërmarrjeve publike nga politika”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat