Skandali i madh diplomatik i Lajçakut

Aktuale

Skandali i madh diplomatik i Lajçakut

Nga: N.Sh Më: 20 tetor 2020 Në ora: 14:58
Miroslav Lajçak

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një vizite në Serbi, pas asaj në Kosovë ka dhënë një deklaratë shokuese për shqiptarët.

Ai nga Serbia kërkoi që Kosova të ndryshoj Kushtetutën që të formohej pastaj Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

E këtë deklaratë juristi Blerim Burjani e quan skandal të madh diplomatik të Lajçakut.

Sipas tij, Lajçaku e ka sjell në pikëpyetje vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“BE reagon por e vërteta është diçka tjetër, një skandal i madh diplomatik ka ndodhë nga Lajçak ka sjellë në pikëpyetje vazhdimin e dialogut Kosove-Serbi”, shkruan Burjani në Facebook.

“Lajçak ka humb kredibilitetin edhe ashtu këtë nuk e ka pas që nga emërimi i tij në këtë pozitë”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat