Rreziku që vjen nga ndryshimi i kushtetutes së Kosovës!

Aktuale

Rreziku që vjen nga ndryshimi i kushtetutes së Kosovës!

Nga: D.B Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Hapja e kushtetutës vetëm për të formuar asociacionin, është shumë e dëmshme e rrezikshme dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ndodhë pa një qartësi për marrëveshjen finale.

Pala e Kosovës, duhet të mendoj mirë para se të hyjë na aventura që mund të cenojnë funksionalitetin e brendshëm të shtetit dhe të kujdesën që asociacioni të mos ketë kurrfarë kompetence ekzekutive që do të përdorej nga serbët për të sabotuar dhe bërë jo funksional shtetin.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Shemsi Jashari i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se nëse hipotetikisht ndodh kjo atëherë ne do të kemi një forcim të palës serbe dhe do ti japim një mjet politik, që do të kërkoj shumë më shumë, edhe për pjesë tjera ku jetojnë Serbet në tërë Kosovën, në fakt fusim Serbinë brenda shtetit edhe “de jure” që në asnjë rrethane nuk duhet të ndodh.

Image
Shemsi Jashari

“ Mendoj se këtë përbërje qeveritare nuk mund të ndodhë ngase për ndryshime kushtetuese duhen dy të tretat e deputeteve të votojnë pro qe tani është e pamundur të sigurohen. Andaj, kërkesa e Lajçak siç është cilësuar tashmë, është shumë e padrejtë dhe me këtë veprim Lajçak ka shpërfaqur haptas animin e tij kah Serbia dhe se kjo deklaratë është bërë në funksion të Serbisë. Kushtetuta e Kosovës duhet të ndërrohet për të hequr privilegjet e serbëve, rreth vendeve të rezervuara dhe rregullimin njëherë e mirë të disa pengesave që janë identifikuar tashmë. por asnjëherë nuk duhet të hapet për të bërë jofunksional shtetin e Kosovës dhe për të cenuar Pavarësinë e shpallur me 17 Shkurt 2008. Çdo devijim nga forcimi dhe avancimi i shtetit vetëm për të kënaqur disa diplomat burokrat nga BE, përbën akt kundër rendit kushtetues dhe është antikombëtar”, ka thënë analisti Jashari..

Sipas tij, sa i përket qëndrimeve të opozitës rreth kësaj teme besoj kanë qenë të qartë se nuk pranojnë diçka të tillë dhe besoj se do të qëndrojnë përball presionit edhe të Brukselit.

“Varet shumë përfundimi i zgjedhjeve në SHBA dhe qëndrimit te qeverisë së re të SHBA-se, si do të rrjedh ky proces tutje. Edhe qëndrimi i Brukselit varet shumë nga qëndrimi i SHBA-ve rreth kësaj teme”, ka thënë analisti politik Shemsi Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat