Bregovina: Kam aplikuar për 15 vende pune, jam thirrë vetëm tre herë

Aktuale

Bregovina: Kam aplikuar për 15 vende pune, jam thirrë vetëm tre herë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 19:24
Betim Bregovina

Betim Bregovina, person i cili ka të pamur të dobësuar tregon se rrallë gjen vende që plotësojnë infrastrukturë për të.

Bregovina edhe pse ka dy diploma bachelor dhe dy të nivelit master ende është i papunë.

“Sa i përket infrastrukturës në shumicën e universiteteve që kam qenë pos fakultetit të Edukimit që i plotëson kushtet fizike të tjerat nuk i plotësojnë këto kushte”.

“Fakulteti i Edukimit është ndërtesë e re ndërsa të tjerat janë të vjetra dhe në atë kohë nuk ka pasur nivel të lartë të personave me aftësi të kufizuara që kanë vijuar shkollimin në ndërtesa tjera nuk ka qasje të duhur për persona me aftësi të kufizuara”.

Bregovina tregoi se ka aplikuar në rreth 15 vende pune ndërsa është thirrur për pranim vetëm tre herë.

“Paragjykimet në mënyrë totalisht të hapur fillojnë të shfaqen në fund të përgatitjeve të finale, ne të verbrit u nënshtrohemi të gjitha gjërave si të tjerët në vend të provimeve me shkrim mbajmë provime me gojë”.

“Kam aplikuar në mbi 10 apo 15 vende deri tani ndërsa vetëm 3 herë jam nënshtruar për pranim në vend të punës. Çështja e punësimit të dekurajon pasi për në çdo gjë është sfiduese”.

Bregovina pati edhe një thirrje për të gjitha institucionet që nuk po i japin hapësirë – më provoni të ju tregojë se çfarë di.

“Çdo gjë në infrastrukturë është sfiduese dhe institucionet nuk na pyesin dhe nuk ndërmarrin asgjë”.

“Ka shumë thënie pas shpinës që ia kanë falur notat dhe nuk i ka me meritë thirrja imje e vetëm është që të na provojnë dhe të shohin se çfarë mund të bëjmë, ftojë të gjithë që të na lënë të na testojnë”

“Porosia ime e vetme është që të pranohen njerëzit ashtu siç janë, shumë drejtues të automjeteve nuk e dinë se çfarë është shkopi që mbajë unë dhe mbi 90% e të verbërve nuk i mbajnë shkopat pasi paragjykohen”, deklaroi Bregovina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat