Flet për herë të parë Agim Bahtiri, tregon detaje rreth kërcënimeve: Disa ditë radhazi....

Aktuale

Flet për herë të parë Agim Bahtiri, tregon detaje rreth kërcënimeve: Disa ditë radhazi....

Nga: A.M. Më: 20 tetor 2020 Në ora: 20:45
Agim Bahtiri

Gjatë javës së kaluar u bë e ditur se kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është kërcënuar me jetë.

Ndërkaq, sonte përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se asnjë kërcënim nuk e ka frikësuar asnjëherë atë.

Më tej, Bahtiri ka thënë se pavarësisht kërcënimeve dhe çfarëdo pengese tjetër, nuk do të ndalet me asnjë çmim në punën si kryetar komune.

“Mijëra mesazhe përkrahëse nga ta, për mua janë motivim shtesë në misionin tim për zhvillimin e qytetit të Mitrovicës”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Falënderoj gjithë qytetarët për mbështetjen që më kanë dhënë, pas kërcënimeve që kam marrë për disa ditë radhazi.

Mijëra mesazhe përkrahëse nga ta, për mua janë motivim shtesë në misionin tim për zhvillimin e qytetit të Mitrovicës.

Asnjë kërcënim nuk më ka frikësuar asnjëherë mua, familjen time dhe e as bashkëpunëtorët. Megjithatë, e kemi obligim që raste të tilla t'i raportojmë në organet e rendit dhe shteti të merret me ta.

Pavarësisht kërcënimeve dhe çfarëdo pengese tjetër, nuk do të ndalem apo zmbrapsem me asnjë çmim në punën time si kryetar komune.

Sinqerisht,

Agim Bahtiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat