Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka zbardhur pjesë nga biseda me të ngarkuarin e BE’së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në Prishtinë. Mustafa thotë t’i ketë thënë atij që BE nuk po e di se çka po kërkon nga Kosova në lidhje me Asociacionin.
Mustafa sqaron edhe deklaratat e përfaqësuesit europian në Beograd, i cili kërkoi ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.
“Ne s’kemi folë për ndryshim të Kushtetutës. Ne kemi folur për marrëveshje. Unë atë ja kam thënë Lajçakut është që do të thotë: “as ju e as ne në Kosovë nuk po e dimë çka po bëjmë”. Kështu i kam thënë sinqerisht. Sepse as ju nuk e dini do të thotë s’po na tregoni ose s’po dini se çka është ky Asociacion për arsye se edhe te Asociacioni, edhe titulli, emërtimi i Asociacionit është i dykuptimtë. Ne i themi Asociacion se kemi qejf me i thënë Asociacion edhe kështu ka hy në marrëveshje. Serbët edhe bashkësia ndërkombëtare i thotë Bashkësi që nuk është krejt Asociacion. Serbisht është Zajednicë. Zajednica është e VV’së se ashtu ju ka pëlqy”, shpjegoi Mustafa.