Taksa 10 euro për hyrje në Prishtinë, deklarohet Mustafa

Aktuale

Taksa 10 euro për hyrje në Prishtinë, deklarohet Mustafa

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 22:11
Isa Mustafa

Ish-kryetari i Prishtinës Isa Mustafa ka folur rreth propozimit për taksë për qytetarët e vendeve të tjera që me makinë hyjnë në kryeqytet. Taksa e përmendur prej 10 eurove sipas Mustafës është masë drastike e cila duhet të diskutohet jo vetëm në Prishtinë por edhe më gjerë.

“Më ka lënë përshtypje, kam parë edhe reagime të lloj-llojllojshme lidhur me këtë’, thotë Mustafa.

“Unë mendoj se kjo çështje nuk mund të shtrohet në këtë formë. Nganjëherë lypset njëfar referendumi, të themi qytetarë, që qytetarët ta japin mendimin e tyre sepse është një masë mjaft e rreptë dhe mjaftë drastike. Unë e kuptoj kryetarin e Prishtinës z.Ahmeti që ai përpiqet të gjejë një zgjidhje që këtë tollovi në kryeqytet, këtë mungesë të parkingjeve mirëpo një masë e tillë është mjaft drastike e që duhet të diskutohet’, tha Mustafa për RTK’në.

“Është një propozim i cili lyp të mendohet sepse kufizime të tilla nuk kemi edhe në metropole shumë të mëdha”, shtoi ai.

Mustafa shërbeu në krye të Komunës së Prishtinës nga viti 2007 deri më 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat