Molliqaj “shqelmon” Shpend Ahmetin, kështu flet për të

Aktuale

Molliqaj “shqelmon” Shpend Ahmetin, kështu flet për të

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 23:06
Dardan Molliqaj, Shpend Ahmeti

Dardan Molliqaj ka thënë se Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, nuk i paraqet vlerat dhe bindjes e Partisë Social Demokrate.

Këto komente Molliaqaj i ka bërë në Rubikon kur është pyetur për takës prej 10 euro për hyrjen në Prishtinë që pritet të vendoset nga Shpend Ahmeti.

“Shpend Ahmeti është anëtarë i thjeshtë i PSD-së. Realisht ai është krejtësisht autonom me qeverisjen në Prishtinë dhe qeverisja e tij nuk paraqet bindjet dhe vlerat e PSD-së, më saktësisht të strukturës së re të PSD-së. Ndonëse 3ai është anëtarë por qeverisja e tij nuk i paraqet bindjet tona. Por as bindjet tona nuk i paraqesin bindjet dhe vlerat e Shpendit, që nuk është e njëjta me Kamenicën me Qëndronin. Qëndroni i paraqet bindjet tona”, tha Molliqaj.

Ai është shprehur se është e papranueshme edhe vendosja e taksës për njerëzit që hyjnë në Prishtinë.

Ahmeti kishte dhënë dorëheqje nga PSD në dhjetor të 2019-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat