Vuçiq sot do të bisedoj me Medvedev përmes video-lidhjes

Aktuale

Vuçiq sot do të bisedoj me Medvedev përmes video-lidhjes

Nga: Fatmir Beka Më: 21 tetor 2020 Në ora: 07:58
Arkiv

Presidenti i Serbisë Vuçiq do të zhvilloj sot bisedë përmes video-lidhjes me zëvendës- presidentin e Këshillit të Sigurimit rus Dimitrije Medvedev ka njoftuar shërbimi për medie i presidencës, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me këtë bisedë por besohet se do të diskutohen tema e zakonshme për situatës e sigurisë, situatës aktuale lidhur me pandemi dhe raportet bilaterale mes dy vendeve.

Në këtë takim sikurse edhe takimet tjera mund të diskutohet edhe rreth çështjes së Kosovës që Vuçiq e ka renditur si sfidën numër dy nga 6 sfidat madhore që do ketë qeveria e ardhshme e Serbisë.

Raportet ruso-serbe pas marrëveshjes së Uashingtonit kanë përjetuar një ftohje, të cilën palët nuk e bëjnë publike, por që është e dukshme në raportet, pasi nuk po realizohet vizita e Putin në Beograd e proklamuar dhe paralajmëruar gjatë gjithë vitit.

Video-lidhja mes presidenti Vuçiq dhe ish-presidentit rus Medvedev është planifikuar për orën dhjetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat