Pas vendimeve të fundit, Hotit i shkojnë në zyrë partnerët e koalicionit

Aktuale

Pas vendimeve të fundit, Hotit i shkojnë në zyrë partnerët e koalicionit

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 08:23
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti, mbrëmë ka zhvilluar takim me partneret e koalicionit.

Në takim ka qenë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Siç mëson abresh, takimi është zhvilluar në zyrën e kryeministrit Hoti.

Ramush Haradinaj kryetari i AAK-së, Fatmir Limaj kryetari i NISMA-s, dhe Isa Mustafa kryetari i LDK-së, ishin në këtë takim.

Nder të tjera në takim është diskutuar edhe për vendimet e fundit të shefit të qeverisë për shkarkimet nga bordet drejtuese dhe drejtorin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat