Kjo është pasuria e ambasadorit Qëndrim Gashi

Aktuale

Kjo është pasuria e ambasadorit Qëndrim Gashi

Nga: H.O. Më: 21 tetor 2020 Në ora: 09:05
Qëndrim Gashi

Ambasadori Qendrim Gashi së fundi ka qenë më i përfoluri në media, për shkak të një publikimi të tij në rrjetet sociale. Postimi i karikatures së profetit Muhamed, ka nxitur shumë reagime ndaj tij.

Madje edhe kërkuar edhe shkarkimi dhe ndjekja penale e tij.

Megjithatë, Gashi tash e sa vjet mban pozitën e ambasadorit të Kosovës, në Francë. Në viti 2020 ai nuk e ka deklaruar pasurinë e tij. Edhe aplikacioni i tij me deklarim të pasurisë për vitin 2019 nuk egziston tek Agjencia Kundër Korrupsionit.

Mirëpo, në vitin 2018 ai ka deklaruar se posedon një banesë në vlerën 70 mijë euro.

Mbi 34 mijë euro janë paratë e tij të kursyera në bankë, derisa nuk ka deklaruar të ketë borxhe.

Të ardhurat e tij vjetore llogariten të jenë mbi 42 mijë euro, ndërsa ato të bashkëshortes së tij mbi 16 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat