AKR dhe Nisma me grup të përbashkët parlamentar, shef Endrit Shala

Aktuale

AKR dhe Nisma me grup të përbashkët parlamentar, shef Endrit Shala

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 10:27
Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli

Aleanca Kosova e Re (AKR) e Behgjet Pacollit do të përfaqësohet në Kuvend bashkë në një grup parlamentar me Nismën e Fatmir Limajt.

Në fillim të vazhdimit të seancës së Kuvendit, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka njoftuar se AKR dhe Nisma kanë vendosur dje që ta formojnë grupin parlamentar të përbashkët.

“Ju njoftoj se në bazë të nenit 20 të rregullores së Kuvendit, më 19 tetor është formuar grupi parlamentar Nisma-AKR, me 6 deputetë”, tha Osmani

Kryetar i Grupit Parlamentar Nisma-AKR është zgjedhur Endrit Shala. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat