Latifi: Vehabët shqipfolës nuk do t'ia dalin ta imponojnë mentalitetin arab në Kosovë

Aktuale

Latifi: Vehabët shqipfolës nuk do t'ia dalin ta imponojnë mentalitetin arab në Kosovë

Nga: A.Morina Më: 21 tetor 2020 Në ora: 10:29
Blerim Latifi

Ish-këshilltari i Kadri Veselit dhe profesori Blerim Latifi ka reaguar edhe një herë në lidhje me kërkesën për largimi nga detyra, ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Latifi tha se vehabët shqipfolës, pasi nuk arriten të futen në institucionet shtetërore me partitë e tyre, tani po  tentojnë të arrijnë qëllimet e tyre antishqiptare.

 "Janë çu peshë vahabt shqipfolës.Meqë nuk ia dolën t'i marrin institucionet me partitë e tyre të shpifura, tash i janë kthy gjuhës së kërcënimeve për t'ia arritur qëllimit të tyre antishqiptar: imponimin e mentalitetit dhe standardeve të Arabisë Saudite në shtetin evropian të Kosovës", tha Latifi, përcejll "Bota sot".

Postimi i plotë

Janë çu peshë vahabt shqipfolës.Meqë nuk ia dolën t'i marrin institucionet me partitë e tyre të shpifura, tash i janë kthy gjuhës së kërcënimeve për t'ia arritur qëllimit të tyre antishqiptar: imponimin e mentalitetit dhe standardeve të Arabisë Saudite në shtetin evropian të Kosovës.Nuk do t'ia dalin kurrë, sepse kjo tokë, siç thoshte Hamzë Jashari, s'duron tjetër kambë veç kambës së shqiptarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat