Isa Mustafës i vjen reagimi nga Vetëvendosje

Aktuale

Isa Mustafës i vjen reagimi nga Vetëvendosje

Nga: G.B Më: 21 tetor 2020 Në ora: 10:52
Isa Mustafa

Lideri i LK-së, Isa Mustafa ka thënë se ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin, pasi opozita e ka thirrur në interpelancë kryeministrin Avdullah Hoti.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i VV-së, Dimal Basha.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse e ka atë siguri Mustafa, atëherë le të shkojmë në zgjedhje dhe le të vendos populli kush është më amerikan.

Postimi i tij i plotë:

Isa Mustafa paska dal t’u anku pse ia kemi thirrë Av(d)ullah Hotin për interperlancë, duke thënë se “ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin.”

Meqenëse e ki këtë siguri se SOT të gjithë qenkan me z. Hoti, atëherë lehtë e keni, shkojmë në zgjedhje, dhe e lëmë popullin më pro-amerikanë ta vlerësojë kush është më amerikan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat