Selimi prezanton para deputetëve Projekt Kodin Civil

Aktuale

Selimi prezanton para deputetëve Projekt Kodin Civil

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 10:47
Selim Selimi

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është̈ paraqitur për shqyrtim dhe miratim në lexim të parë Projekt Kodi Civil i Kosovës, rezultat i punës së gjatë i Ministrisë̈ së Drejtësisë̈ e mbështetur edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë “Mbështetje Kodit Civil-Faza 2”.

Ministri i Drejtësisë̈ nga radhët e AAK-së, Selim Selimi në ekspozenë̈ e tij para deputetëve, ka thënë̈ se përmes këtij Projekt Kodi synohet rregullimi dhe harmonizimi i dispozitave ligjore të së drejtës civile, si ligjit të marrëdhënieve të Detyrimeve, Ligjit të Pronësisë̈ dhe të drejtave tjera sendore, Ligjit të Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë̈.

Libri 1- pjesa e përgjithshme”, sipas ministrit Selimi është hartuar për herë të parë dhe disa nga çështjet e adresuara rregullojnë̈ parimet themelore.

“Me këtë̈ libër janë̈ rregulluar parimet themelore të cilat deri më tani nuk kanë qenë të rregulluara, ose kanë qenë të shpërndara në ligje tjera, por të pa harmonizuara. Si të tilla janë: Parimi i barazisë̈ i të gjithë̈ qytetarëve në marrëdhëniet civile; Ndalimi i keqpërdorimit të të drejtave dhe shkaktimit të dëmit ndaj të tjerëve; Burimet e së drejtës civile (caktohen për herë të parë në Kosovë), Kushtetuta, Kodi, Ligjet dhe marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare”, tha Selimi.

Ndërsa në “Librin 2- Detyrimet”, disa nga çështjet kruciale që janë adresuar janë: Harmonizimi i dispozitave ligjore të ligjit për detyrimet duke i evituar konfliktet e ligjit dhe paqartësitë dhe sqarimi i përgjegjësive të palëve në marrëdhënie kontraktuese etj.

Në “Librin 3- Pronësia dhe të drejtat tjera sendore”, janë sqaruar të drejtat pronësore, mënyra se si fitohet dhe humbet pronësia; Janë harmonizuar shumë dispozita që kanë qenë të pa qarta;

Është sqaruar e drejta e shtetasve të huaj për të pasur pronësi në Kosovë ku parimisht janë të barabartë.

“Do të ketë edhe ligj të veçantë për shtetasit e huaj etj. Tek “Libri 4- Familja”, disa nga çështjet kryesore që janë adresuar kanë të bëjnë me përmirësimin e dispozitave të Ligjit të Familjes në aspektin e kuptimit më të mirë; Është siguruar më mirë barabarësia para ligjit për të gjithë personat në raportet familjare; Është siguruar një mbrojtje më e mirë e të drejtave pronësore për gratë duke paraparë për herë të parë kontratën martesore me të cilën mund t’i rregullojnë raportet pronësore”, tha ministri Selimi.

Në rast se nuk ka kontratë, zbatohet ligji dhe pasuria është e barabartë 50% : 50% për secilin bashkëshortë si dhe çështje të tjera.

“Ndërsa “Libri 5- Trashëgimia”, disa nga çështjet kryesore: janë hartuar dispozita ligjore që garantojnë barabarësinë efektive në trashëgimi duke u siguruar që edhe gratë të arrin t’i realizojnë më mirë të drejtat e trashëgimisë (edhe pse kjo e drejtë ka qenë e garantuar, me Kodin Civil janë paraparë dispozita që e sigurojnë secilin në gëzimin e të drejtës së tij/saj), duke informuar secilin për të drejtën e trashëgimisë; Heqja dorë nga trashëgimia si e drejtë e trashëgimtarëve, mund të bëhet vetëm duke u siguruar një procedurë transparente dhe njoftuar palët/trashëgimtarët me pasojat që ka heqja dorë etj”, tha Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat