Deputetja e AAK-së përplaset me koleget: Mimoza nuk i mbron gratë, Fitorja ka merak me bë sfilatë

Aktuale

Deputetja e AAK-së përplaset me koleget: Mimoza nuk i mbron gratë, Fitorja ka merak me bë sfilatë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:20
Teuta Haxhiu

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka pasur një përplasje me deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën dhe Fitore Pacolli.

Sipas Haxhiut, deputetet lexojnë vetëm çfarë shkruan partia, teksa tha se Kusari-Lila thirret në emër të grave por nuk i mbron ato.

“Ju i lexoni krejt çka ju shkrun partia, ma e keqja eshte se ju nuk e dini as çka po lexoni. Edhe Mimoza që po thirret shumë në emer të grave dhe kur është interesi me i mbrojt gratë nuk i mbron por veç fol”, tha Haxhiu.

Pas kësaj, pati ndërhyrje e deputetës së VV-së, Fitore Pacolli, ndërsa Haxhiu ia ktheu edhe asaj duke i thënë se ka dëshirë të bëjë sfilata.

“Nuk i mbroni po veç folni, Fitore qashtu qysh ki marak me bo sfilatë. Ju nuk i besoni asaj që ju shkruajnë, lejeni këto”, tha Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat