Pacolli e quan shaka të sezonit pagesën për hyrje në Prishtinë, publikon foto se si do të ishte zgjidhja më e mirë

Aktuale

Pacolli e quan shaka të sezonit pagesën për hyrje në Prishtinë, publikon foto se si do të ishte zgjidhja më e mirë

Nga: G.B Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:46
Fotoja

Deputeti Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit se hyrja në Prishtinë mund të bëhet me pagesë, për veturat që vijnë nga qytetet tjera.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka heshtur deri tani, pasi ka menduar se është një shaka e sezonit, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kjo është e padrejtë ndaj qytetarëve vetëm të mendohet një gjë e tillë dhe se komunarët nuk mund ta bëjnë këtë.

Pacolli ka publikuar foto se si do të dukej "Qytetit Administrativ" në Hajvali, sipas tij që është zgjidhja e gjithë kësaj, që atje të barten institucionet dhe kampuset universitare, ndërsa qyteti tu mbetet banorëve.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Në propozimin e Komunës së Prishtinës për hyrjen me pagesë, deri më tani kam heshtur duke menduar se është një shaka e sezonit.

Është e padrejtë ndaj qytetarëve, vetëm të mendojnë për një gjë të tillë. Komunat nuk mund të prekin gjithmonë xhepat e qytetarëve për të justifikuar "punën" e tyre ose më saktë "përshtatshmërinë e tyre të modus operandit". Ju Komunarët nuk guxoni ta bëni atë.

Zgjidhja e problemit të trafikut në qytet ishte propozimi im i hershëm....bartjen e administratës dhe zyrave të tjera civile dhe të biznesit nga qyteti në periferi, së bashku me kampuset universitare në mënyrë që qyteti aktual t'u lihet banorëve. Kjo ka qenë, mbetet dhe do të jetë zgjidhja e vetme.

E them nga viti 2006. Kur isha në qeveri u përpoqa më gjithë qenien për ta bërë të mundur këtë (edhe duke financuar një pjesë të madhe nga logjistika ime) por isha i vetmuar në këtë ide dhe kjo u banalizua nga kolegët e mi në qeveri. Për këtë, unë kisha prezantuar një projekt i cili madje ishte "humbur" në mjediset e Kryeministrisë.

Nëse ata do të më kishin dëgjuar mua, sot do të kishim pjesën më të madhe të "Qytetit Administrativ" në Hajvali dhe ajo hapësirë ​​nuk do të ishte shkatërruar siç po ndodh tani.

Kështu do të dukej Prishtina e Re.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat