Miftaraj pas vendimit të Hotit: Ja pse nuk kemi liberalizim të vizave ne populli

Aktuale

Miftaraj pas vendimit të Hotit: Ja pse nuk kemi liberalizim të vizave ne populli

Nga: A.Zh Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:27
Ehat Miftaraj

Ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde, e ka quajtur të mjerë vendimin e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, për shfuqizimin e Task-Forcës Anti-korrupsion.

Ai ka thënë se kjo ngre shqetësime serioze rreth vullnetit politik për të trajtuar çështjet e korrupsionit në mënyrë efektive.

Për këtë ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Ja pse nuk kemi liberalizim të vizave, ne populli - se Kryeministri Hoti dhe familja e tij sigurisht se kanë viza në pasaporta”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë:

Ambasadori gjerman në Kosovë e quan të mjerë vendimin e Abdullah Hotit për shuarjen e Task Forcës kundër Korrupsion.

Ja pse nuk kemi liberalizim të vizave, ne populli - se Kryeministri Hoti dhe familja e tij sigurisht se kanë viza në pasaporta.

P.S. Militanta, mos me ofendoni dhe shani mua, por qeverinë gjermane dhe ambasadorin gjerman për qëndrimin. Unë jam vetëm mesengjeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat