Musliu-Shoshi: Partneritetin Strategjik e gjithëpërfshirës në mes Kosovës dhe Shqipërisë ta bëjmë një model për bashkëpunimin rajonal

Aktuale

Musliu-Shoshi: Partneritetin Strategjik e gjithëpërfshirës në mes Kosovës dhe Shqipërisë ta bëjmë një model për bashkëpunimin rajonal

Nga: M.H Më: 21 tetor 2020 Në ora: 14:59
Pamje nga takimi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, përmes një shkrimi në facebok ka njoftuar që së bashku me kryetaren dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, kanë mbajtur vizitën e parë në Shqipëri.

Musliu-Shoshi, shprehët që në takimin që ka mbajtur me Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi së bashku kanë vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë dy vendet, transmeton “Bota sot”.

Partneritetin Strategjik e gjithëpërfshirës në mes Kosovës dhe Shqipërisë ta bëjmë një model për bashkëpunimin rajonal, përfundon deputetja.

Postimi i plotë

Së bashku me kryetaren dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë po zhvillojmë vizitën e parë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Takimin e parë e patëm me Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, ku vlerësuam bashkëpunimin e shkëlqyer dhe vëllazëror midis dy vendeve, i cili është strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike të vendeve tona. Partneritetin Strategjik e gjithëpërfshirës në mes Kosovës dhe Shqipërisë ta bëjmë një model për bashkëpunimin rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat