Lajçak bisedon me kryetarin e Kryqit të Kuq për çështjen e të pagjeturve

Aktuale

Lajçak bisedon me kryetarin e Kryqit të Kuq për çështjen e të pagjeturve

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:05
Miroslav Lajçak dhe Peter Maurer

Emisari Special i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka qëndruar sot në zyrat kryesore të Kryqit të Kuq, ku ka takuar kreun e kësaj organizate, Peter Maurer.

Lajçak në njoftimin e publikuar në profilin e tij zyrtar, ka treguar se Maurer kanë diskutuar për çështjen e personave të zhdukur dhe ndërlidhjen e kësaj teme me marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim.

“Pata një diskutim produktiv dhe inkurajues me Peter Maurer për çështjen e personave të zhdukur në kontekstin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim. Roli i Kryqit të Kuq vlerësohet tepër shumë”, ka shkruar Lajçak.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat