Hamza: Mini-shengeni projekt me shumë të panjohura

Aktuale

Hamza: Mini-shengeni projekt me shumë të panjohura

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:07
Bedri Hamza

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza e ka quajtur projekt me më shumë të panjohura nismën rajonale të mini-shengenit.

Hamza në foltore të Kuvendit tha se Kosova nuk mund të fitoi nga ky union ballkanik.

“Është një projekt me shumë të panjohura, unë kërko falje në se nuk ia qëllojë krejt sepse nuk kemi diçka të shkruar. Ndoshta kryeministri e dinë, e ai pjesën më të madhe nuk është këtu. Është mirë me na njoftuar për përmbajtjen e kësaj marrëveshje në mënyrë që mos me na leju neve me hamendësuar dhe me thënë diçka që nuk qëndron”, tha ai.

Në interpelancën ku Hoti po raporton në Kuvend për mini-shengenin, Hamza akuzoi atë edhe për ndryshim të qëndrimeve për këtë nismë.

Hamza adresoi kritika edhe ndaj Hotit për ndryshim të qëndrimeve për mini-shengenit.

“Njeriu që sot është kryeministër, dhe ka nënshkruar marrjen përsipër të kësaj nisme disa muaj më parë e ka kundërshtuar, jo për qëllime të arsyetimit të pasojave dhe dëmeve që do t’i sillte një nismë e tillë në kontekstin ekonomik, por edhe reagimin e kishte bërë për qëllime politike…zotëri kryeministër çka ndryshojë që ju nga sulmuesi i madh i këtij projekti keni ndryshuar mendje dhe jeni bërë promovuesi i tij”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat