​PDK-Hotit: Keni vendosur një temë të mbyllur në një tavolinë të hapur

Aktuale

​PDK-Hotit: Keni vendosur një temë të mbyllur në një tavolinë të hapur

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 19:14
Abelard Tahiri

Në seancën e sotme plenare, deputeti i PDK-së Abelard Tahiri, ka ngritur një “varg” akuzash për kryeministrin Hoti, duke thënë se një temë që ka qenë e mbyllur dhe është dashur të jetë e tillë nga agjenda e brendshme qeveritare, e kanë zhvendosur si temë në agjendën e jashtme të dialogut në mes të dy shteteve me një ndërmjetësues në mes.

Tahiri: Ju pra e keni vendosur një temë të mbyllur në një tavolinë të hapur

“Ju kryeministër, një temë që ka qenë e mbyllur dhe është dashur të jetë e tillë nga agjenda e brendshme qeveritare e keni zhvendosur si temë në agjendën e jashtme të dialogut në mes të dy shteteve me një ndërmjetësues në mes. Ju pra e keni vendosur një temë të mbyllur në një tavolinë të hapur. Asociacioni siç është paraparë nga Gjykata Kushtetuese, ju e keni lënë Kosovën për ta hapur si temë asociacionin në Bruksel, që kanë paraparë të tjerët për ne.... Para se të shkonit në Uashington na thatë se po shkoni për marrëveshje finale dhe për njohje reciproke, u kthyet me një listë ku kishte pika të rënda për ne...Unë kamë frik se ju keni marrë përsipër tash si palë që të futeni aranzhimeve të reja kësaj here në Bruksel jo për Ujmanin po për asociacionin, kësaj here këtë gjë Kryeministër nuk do ta arrish sepse ne duam që Republika të mos dështoj”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat