Detaje/ Ish ushtaraku: Ja arsyeja pse u vra Ahmet Krasniqi, ky ishte njeriu që e tradhtoi Adem Jasharin

Aktuale

Detaje/ Ish ushtaraku: Ja arsyeja pse u vra Ahmet Krasniqi, ky ishte njeriu që e tradhtoi Adem Jasharin

Nga: P.R Më: 21 tetor 2020 Në ora: 19:59
Foto arkiv/ Kolonel Ahmet Krasniqi me Kolonel, Tahir Zemaj

Gjykata Speciale ka propozuar aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit, aktakuzë kjo që pritet të konfirmohet apo të hedhet poshtë më 24 tetor, pasi ky është afati i fundit që duhet të vendos Gjykata Speciale për fatin e kësaj aktakuze.

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, pas dëshmisë në Gjykatën Speciale ka thënë se prokurorët e Speciales e kanë pyetur edhe për vrasjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Enver Maloku e kishte informuar gjithë botën për atë që po ndodhte në Drenicë. Ai më vonë u vra. Të gjitha informatat ishin dhënë nga shtëpia jonë. Prej një telefoni. Ata kanë informata të jashtëzakonshme. I dinë të gjitha. Më kanë pyetur edhe për vrasjen e Adem Jasharit. Për të gjitha. Për marrëdhëniet e tij me bashkëluftëtarët“, kishte deklaruar ish deputeti Gani Geci, shkruan “Bota sot”.

E kohë më parë, ish bashkëluftëtari i heroit të kombit, Sali Çekaj, Saim Tahiraj kishte deklaruar se ishte pikërisht Hashim Thaçi personi që e tradhtoi komandantin Adem Jashari.

Duke folur për raportet mes Thaçit dhe Jasharit, Tahiraj kishte thënë se e gjithë përçarja ndërmjet UÇK-së ka ardhur nga Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi.

Tahiraj i kishte bërë thirrje Hashim Thaçit që t’i kërkojë publikisht falje familjes Jashari, të cilën sipas tij, ata e kanë tradhtuar gjatë luftës.

Po ashtu, Tahiraj kishte treguar edhe cila është arsyeja e vrasjes së ish Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit.

“Unë vet kam qenë kur kam ardh me 9 pizgaverë dhe me dy kamionë kam ardh në Durrës më janë blloku, gjatë kohës së luftës, në 98-ën po flas, mu kanë blloku aty dhe u dashtë me jap mito dhe me i nxjerr prej asaj. Kjo ka qenë dhe pikërisht për këtë vritet edhe Ahmet Krasniqi, sepse kishte edhe me bashkësinë edhe shtetet tjera të Evropës që armatimi që vjen nga shtetet tjera, ne në Tiranë kemi pritë komplet me Sali e me gjithë që ta furnizojmë me armatim Tahir Zemajn në Prapaqan me armatim dhe u blloku armatimi, armatimi i qeverisë së Kosovës u blloku në Durrës, nuk u lejua”, ishte shprehur kohë më parë ish ushtaraku, Saim Tahiraj, sipas të cilit, gjithë armatimi gjatë luftës në Kosovë, në Durrës ka hyrë nën llupën e Xhavit Halitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat