​Demaliaj: AAK s’do të mbështesë asnjë marrëveshje me elemente antikushtetuese

Aktuale

​Demaliaj: AAK s’do të mbështesë asnjë marrëveshje me elemente antikushtetuese

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 20:13
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Shkumbin Demaliaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Shkumbin Demaliaj deklaroi sot në Kuvend, se nëse kryeministrit Avdullah Hoti do të sjellë në Kuvend ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse antikushtetuese si pjesë e dialogut me Serbinë në Bruksel, atëherë ajo nuk do ta ketë mbështetjen e tij dhe as të AAK-së.

Në seancën e Kuvendit, ku Hoti është thirrur në interpelancë për themelimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë, Demalijaj kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje se po ndërton kauza të rrema.

Demalijaj: Po mundoheni të ndërtoni kauza të vdekura

“Nga këtu po ju them se nëse një element antiligjor dhe antikushtetues nga zotëri Hoti mund të vijë në Kuvendin e Kosovës, nuk do ta ketë votën time, e as të Aleancës. Por edhe ju të kundërshtoni atë. E jo të mundoheni të ndërtoni kauza, pasi ato janë të vdekura”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat