NISMA distancohet nga anëtari i saj i për të cilin dyshohet se është një nga përfituesit e dy milion eurove

Aktuale

NISMA distancohet nga anëtari i saj i për të cilin dyshohet se është një nga përfituesit e dy milion eurove

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 20:55
Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate, është distancuar nga anëtari i saj Kadri Shala, i cili është njëri nga biznesmenët, në arrati, i dyshuar për përfshirjen në vjedhjen e 2 milionë Eurove nga Thesari i Shtetit.

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se ai nuk e njeh atë, por kushdo qoftë e dënon këtë akt.

“Nisma distancohet nga një veprim i tillë dhe fton gjithë sistemin e drejtësisë ta ndjekin këtë rast deri në fund për të kthyer paratë deri në fund dhe ata të marrin deëmin”, ka thënë ai 

Më tutje, ai ka thënë se është për t’u dënuar ky veprim dhe se kjo duhet të shërbeje si alarm për siguri më të madhe në sistemin financiar.

“E dënoj fuqishëm aktin e vjedhjes së parave, por gjithkund në botë ku punohet me para duhet të këtë siguri më të madhe”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat