Hyseni: Hoti tha se s’ka korrupsion, tani po i dalin skandalet, të dorëhiqet

Aktuale

Hyseni: Hoti tha se s’ka korrupsion, tani po i dalin skandalet, të dorëhiqet

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 21:17
Alban Hyseni

Deputeti nga Vetëvendosje Alban Hyseni ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Hoti, pas vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës.
Ai tha se ka pasur deklarata nga kryeministri Hoti se nuk ka më krim dhe korrupsion në vend, por që nuk po ndodh një gjë e tillë.

“Kemi deklarata nga kryeministri Hoti i cili tha se krimi i organizuar dhe korrupsione, nuk ekzistojnë, por tani për çdo ditë po dalin skandale të tilla. Përtej skandalit besoj se është një dëshmi se nuk duhet të kërkohej dorëheqja e ministres por edhe e gjithë qeverisë”, tha ai 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat