Hoxhaj: PDK-ja e gatshme të futet në procesin e dialogut, por jo të diskutohet për asociacionin

Aktuale

Hoxhaj: PDK-ja e gatshme të futet në procesin e dialogut, por jo të diskutohet për asociacionin

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:46
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxha

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxha, ka thënë se PDK’ja është e gatshme të hyjë në procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim që të diskutohet njohja e Kosovës nga Serbia. Por, assesi të diskutohet për çështjen e asociacionit.

“Në proceset e tilla si ky i dialogut duhet të hyhet sa me më vetëbesim dhe mendim të plotë strategjik. Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do duhej të riformatizohet, të merrej vetëm me një temë, me njohjen e Kosovës. Në një proces të tillë, PDK’ja natyrisht që do të pranonte të japë kontribut në shërbim të vendit. Por, jo një dialog që merret me asociacionin”, shtoi Hoxhaj.

Ndërsa për Qeverinë Hoti, Hoxhaj thotë se deri tash i mungojnë rezultatet konkrete.

“Mendojmë se kjo qeveri fillimin e ka pasur si qeveri e lodhët, punën e ka pasur të lodhët dhe deri tash nuk ka rezultate konkrete”, është shprehur Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat