PSD kërkon të hetohet deri në fund skandali te “Thesari i Shtetit”

Aktuale

PSD kërkon të hetohet deri në fund skandali te “Thesari i Shtetit”

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 23:29
PSD

Partia Social Demokrate (PSD) ka reaguar për zhdukjen e dy milionë eurove nga “Thesari i Shtetit”.

Në reagimin e tyre thuhet se shteti që privatizimin e ka kryer nga pikëpamja e dogmës ideologjike sa për të hequr dorë nga resurset, ndërmarrjet e pasuritë publike, është shteti ku dominojnë forcat që gllabërojnë e përpijnë gjithçka për xhepat privat.

“Shteti ku struktura e sistemi vjen e bëhet shprehi dhe sjellje. Bëhet rregull. Ky është shteti që udhëhiqet nga përdorimi privat i arsyes. Në një shtet të tillë zyrtari i korruptuar është konsekuenca logjike”.

Tutje, sipas tyre, ngjarja e sotme duhet hetuar deri në fund, për ta gjetur secilin që është përfshirë.

“Ky rast nuk duhet të shërbejë si ngjarje e izoluar e përjashtim aksidental. Për neve, ky rast është pikëpamje që na tregon se çfarë sistemi është ndërtuar tash sa kohë, e çfarë vlera kemi ushqyer që nga paslufta”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat