U tha se ka këshilltare vajzën e personit që “avulloi” 2 milionë eurot, ky është reagimi i zëvendëskryeministres

Aktuale

U tha se ka këshilltare vajzën e personit që “avulloi” 2 milionë eurot, ky është reagimi i zëvendëskryeministres

Nga: A.SH Më: 21 tetor 2020 Në ora: 23:53
Albulena Balaj-Halimaj

Këshilltarja e zëvendëskryeministres Albulena Balaj-Halimaj, Hajrije Gashi është liruar nga pozita e saj.

Ajo është shkarkuar sot për shkak njëri prind i saj ka qenë i përfshirë në skandalin e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Postimi në Facebook:

Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milion eurove, kam marrë vendim që znj Hajrie Gashi ,me efekt të menjëhershëm, t’a liroj nga detyra e këshilltares.

Znj Hajrie që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë!

Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm.

Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat