Nga Vetëvendosje thonë se bashkëpunimi ushtarak Serbi-Rusi vetëm Qeverinë e Kosovës nuk po e shqetëson

Aktuale

Nga Vetëvendosje thonë se bashkëpunimi ushtarak Serbi-Rusi vetëm Qeverinë e Kosovës nuk po e shqetëson

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 06:19
Rexhep Selimi

Me anë të një marrëveshje mes qeverisë ruse dhe asaj serbe është arritur marrëveshja që të nisin procedurën për hapjen e zyrës përfaqësuese të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes në Beograd. Shqetësuese po shihet mos reagimi i Perëndimit dhe shtetit të Kosovës i ndaj kësaj.

Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, bashkëpunimi i ngushtë mes Serbisë dhe Rusisë nuk përbën ndonjë befasi. Selimi e sheh si shqetësuese mos reagimin e shtetit të Kosovës.

“Serbia gradualisht po kthehet në njëfarë Rusie të Ballkanit, kundrejt NATO-s, perëndimit e në veçanti kundrejt shqiptarëve. Jam i sigurt se NATO po e merr me shumë shqetësim këtë, edhe shtete të veçanta që janë anëtare të NATO-s po ashtu e marrin me shumë shqetësim këtë, SHBA po ashtu e marrin me shqetësim këtë, por e pa shqetësuar po duket të jetë Qeveria e Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Rexhep Selimi.

Ndërsa, sipas profesorit universitar, Seb Bytyçi, ky reagim i Rusisë vjen pas afrimit të fundit nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Serbinë.

“Mund të thuhet se kjo mund të jetë si reagim i afrimit të Serbisë me SHBA, në veçanti me Presidencën e Trumpit. Serbia po e përdorë këtë neglizhencë të perëndimit për të krijuar lidhje të reja ushtarake me shtete tjera dhe për të forcuar veten ushtarakisht”, deklaroi Seb Bytyçi.

Viteve të fundit, Serbia ka blerë aeroplanë luftarakë nga Rusia, si dhe helikopterë, tanke dhe transportues të blinduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat