“Tre persona e kishin rrahur Gjergjin në Çirez”, ish-agjenti i SHIK-ut publikon detaje për rrahjen e Dedajt

Aktuale

“Tre persona e kishin rrahur Gjergjin në Çirez”, ish-agjenti i SHIK-ut publikon detaje për rrahjen e Dedajt

Nga: N.Sh Më: 22 tetor 2020 Në ora: 07:57
Hashim Thaçi dhe Gjergj Dedaj

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, i ka ndryshuar qëndrimet e tij për Hashim Thaçin dhe UÇK-në.

Dedaj mbrëmë gjatë një emisioni televiziv, thotë se, deklarata e tij që Hashim Thaçi së bashku me anëtarë të tjerë të UÇK’së e kanë ndaluar dhe e kanë maltretuar atë nuk qëndron.

“Kur e kam dhënë deklaratën për Thaçin, nuk kam qenë Gjergji. Jam krenar për ata djem që i dolën përballë njërës prej armatave më të forta në Evropë”, thotë ai.

Mirëpo, kohë më parë, Gjergj Dedaj, kishte akuzuar Thaçin se e kishte rrahur në vitin 1998.

“Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha, jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jeni parti që e përkrahni Ibrahim Rugovën. Ka pas maltretim fizik, psikik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturu edhe fizikisht. Edhe unë jam maltretu fizikisht. Ai edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident”, kishte rrëfyer Dedaj.

Për këtë çështje, edhe isha agjenti i SHIK-ut dhe eprori i lartë i G2-ZKZ, Naim Miftari, kishte folur disa herë.

Miftari ka zbuluar një sekret, që sipas tij kishte ndodhur gjatë rrahjes së Gjergj Dedajt në Çirez.

“Një sekret pse dhe ku u rreh Gjergj Dedaj gjate arrestimit të disa delegatëve të LDK që kishin ardhur në Çirez ata i kanë ndarë në disa grupe nga UÇK me urdhër të Hashimit, Sabitit …….në grupe të vogla dhe Gjergji kishte pasur fat ta dërgonin në shkollën fillore në Baic ku ishte një baza e UÇK dhe njeri nga ushtarët i kishte provokuar me humor se a keni muajt o burra dhe a jeni për kafe tjerët delegat të LDK kishin heshtur nga frika por Gjergji jon i dashur trimi jon kishte kërkuar një makiato dhe tek pastaj tre persona të armatosur e kishin rreh shpulla ku Gjergj jonë i dashur kishte nejtur stoikisht gaditun si nxënësi para profesorëve. Përpos kollabllak shpullave qe i kishte pranuar me trimëri (i kishte faqet e plota) dhe disa shkelmave nuk u rreh apo maltretu ma shumë Gjergji e din mirë kush e ka rreh”, ka shkruar Miftari, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat