​Nisma Socialdemokrate reagon për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Aktuale

​Nisma Socialdemokrate reagon për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Nisma Socialdemokrate ka reaguar për “avullimin” e më shumë se dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Nisma Socialdemokrate e ka dënuar vjedhjen e dy milionëve eurove nga Thesari i Shtetit, duke theksuar, “NISMA Socialdemokrate jo vetëm që distancohet, por është̈ e pakompromis në luftën kundër krimit ndaj kujtdo qoftë që zgjedh të përfshihet në veprime të tilla kriminale, pa dallime, qoftë votues apo anëtar i yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike”.

Po ashtu në reagim thuhet se tendencat për të njollosur partinë politike përmes veprimeve kriminale të individëve është e papërgjegjshëm e që nuk ka për qëllim luntën kundër krimit, por dëmtimin e një subjekti politik.

Reagimi i plotë i Nisma Socialdemokrate:

NISMA Socialdemokrate dënon aktin kriminal të vjedhjes së mbi dy milion eurove nga buxheti i Kosovës. NISMA Socialdemokrate jo vetem që distancohet, por është e pakompromis në luftën kundër krimit ndaj kujdo qoftë që zgjedh të përfshihet në veprime të tilla kriminale, pa dallime, qoftë votues apo anëtar i yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike!

Pandaj tendencat për të njollosur partinë politike përmes veprimeve kriminale të individve është veprim i papërgjegjshëm që për qëllim nuk ka luftën kundër krimit, por dëmtimin e një subjekti politik!

Edhe njëhërë i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të angazhohen me vendosmëri të madhe dhe sa më shpejt që është e mundur t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat