Dyshime se babai i saj u përfshi në vjedhjen e 2 milionëve, reagon këshilltarja e Balajt pas shkarkimit

Aktuale

Dyshime se babai i saj u përfshi në vjedhjen e 2 milionëve, reagon këshilltarja e Balajt pas shkarkimit

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 09:25
Albulena Balaj, Hajrie Gashi

Ish-këshilltarja e zv. kryeministrës, Albulena Balaj, Hajrie Gashi, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra.

Gashi e ka pranuar vendimin e zv.kryeministres për shkarkim nga detyra, pasi sipas saj ky rast ka ndjeshmëri të madhe në publik.

Mirëpo, Gashi nuk ka mohuar asgjë nga raportimet që janë bërë sot në mediat, ku thuhej se babi i saj është i përfshirë në aferën dy milionëshe.

“Duke qenë e vetëdijshme për ndjeshmërinë e madhe publike të rastit të vjedhjes së 2 milionë eurove ku sipas raportimeve të mediave është përfshirë prindi im. Unë pranoj vendimin e zv.kryeministres znj. Albulena Balaj Halimaj për të më liruar nga detyra. Jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për mundësinë që me ka dhënë të punoj me të në cilësinë e këshilltares” ka shkruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat