Hoti flet për “avullimin” e mbi 2 milionë eurove: Mashtruesit nuk kanë vend brenda institucioneve

Aktuale

Hoti flet për “avullimin” e mbi 2 milionë eurove: Mashtruesit nuk kanë vend brenda institucioneve

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 10:05

(E plotësuar) - Mbi 2 milionë euro janë vjedhur nga Thesari i Shtetit. E kjo nxiti reagime të shumta.

Tani edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka folur rreth “avullimit” të mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Hoti thotë se mashtruesit nuk kanë vend brenda institucioneve, për çka u zotua se po punohet që këta të fundit shumë shpejtë do të dalin në sipërfaqe. Madje ai ka theksuar se ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është në krye të aktiviteti për të siguruar që sistemet janë të mbrojtura.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për tu siguruar që sistemet janë të mbrojtura. Mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda institucioneve nuk kanë me pas vend, kanë me dal në sipërfaqe së shpejti”, ka thënë Hoti.

Këto komente Hoti i bëri në një konferencë të mbajtur pas takimit që pati paraditen e së enjtes me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

***

Sistemit shëndetësor i janë shtuar edhe 1 mijë e 500 specializantë. Kështu është bërë e ditur në një konferencë për media që u mbajt pas takimit që kishte i pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Shefi i ekzekutivit po vlerëson se ky është një hap shumë i madh në shëndetësi.

“ Është hapi më i madh që është bërë në shëndetësi për katër vite, për të krijuar kapacitete të nevojshme në institucionet tona shëndetësore”, ka thënë Hoti.

Kurse, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se nga ky vitdo të hapen konkurse për specializant çdo vit.

“Mjekët tanë, akademikët e ardhshëm 1mijë e 500 familjet e tyre sot më shumë se sa të gëzuar do të jenë të kënaqur që në sistemin shëndetësor po shtohen edhe 1 mijë e 500 specializantë...Ministria e Shëndetësisë nga ky vit do të hap konkurs për specializant çdo vit”, ka thënë Zemaj.

Sa i përket rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, Hoti e Zemaj kanë vazhduar të bëjnë thirrje për zbatim të masave, derisa nuk paralajmërojnë për ndonjë mbyllje.

***

Kryeministri Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat