Vjedhja e 2 milionë eurove, reagon Haki Abazi: Shpurthjet e fundit të kastës politike që po kundërmon

Aktuale

Vjedhja e 2 milionë eurove, reagon Haki Abazi: Shpurthjet e fundit të kastës politike që po kundërmon

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 10:45
Haki Abazi

Ish zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka reaguar për skandalin e 2 milionë eurove.

Ai thotë se ky skandal, falja e tokës politikanëve janë shpurthjet e fundit të kastës politike që po kundërmon.

Postimi i tij:

Natyrisht që është qerim hesapesh e bandave politike të korruptuara e të kriminalizuara për rikonfigurim të pozitave. Kjo qeveri kusilinge e illegale është mburojë që lindi nga nevoja për të mbrojtur nderrmarjen kriminale politike të bossave të krimit e korrupcionit. Janë shpurthjet e fundit të kastës politike që po kundermon.

Tërheqja e ambasadave nga procesi i përzgjedhjes së prokurorevëve, shkarkimet me shantazh, vjedhja e dy milion eurove, falja e tokës politikanëve është vazhdimsi e krimit e korrupcionit 20 vjeçar të klikës së ndytë të instaluar në vend.

Ky vend ka nevojë për çlirimin final nga zhvatësit që janë mbeshtjellur me petkun e akademikëve dhe komandantëve por në fakt janë nje grumbull hajnash dhe të pacipë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat