Deputeti i AAK-së liston arsyet pse luftëtari i UÇK-së nuk po trajtohet me dinjitet

Aktuale

Deputeti i AAK-së liston arsyet pse luftëtari i UÇK-së nuk po trajtohet me dinjitet

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:08
Gazmend Syla

Deputeti i AAK-s, Gazmend Syla ka listuar disa arsye se pse luftëtari i UÇK-së nuk po trajtohet me dinjitet në shoqëri.

Syla kërkon nga personat që kontrubuan që të përdhoset emri i luftëtarit të ndalen.

Ai shkruan se luftëtarët do i falin ata sepse luftëtari di me falë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Disa nga arsyet pse luftëtari i UÇK-së nuk trajtohet me dinjitet në shoqërinë tonë.

U tha se luftëtarët u bën milionerë, se zaptuan prona, se bën çka s’bën…
Por a u përgjigj dikush në pyetjet se:
Sa prej tyre janë milionerë?
Sa prej tyre zaptuan prona?
Sa luftëtarë që kurrë nuk u morën me politikë e as biznes, ju kthyen jetës së tyre të paraluftës?
Kush është i privilegjuar sot më shumë luftëtari apo ish pushtetari e biznismeni ?
Sa luftëtarë janë të punësuar në pozita kyqe në shtet, e sa fëmijë të ish funksionarëve të para luftës?


Sa luftëtarë nuk janë në kredi deri në fyt?
Sa prej tyre migruan jashtë për një jetë më të mirë?
Sa është numri i lajmeve që mediat pasqyruan një luftëtar që kurrë nuk e përmendi kontributin e tij në luftë, e sa numri i lajmeve ku pasqyrohen ata që keqpërdorën luftën?
Sa luftëtarë janë sot policë dhe çfarë grada kanë ata?
Sa luftëtarë janë sot në Ushtrinë e Kosovës?
Sa luftëtarë janë në AKI?
Sa janë në burgje kinse për krime lufte?
Sa vite burg u shqiptuan për ta?
Sa luftëtarë kryen vetëvrasje?
Sa është numri i luftëtarëve që përdorin medikamente qetësimi për shkak të pasojave që përjetuan në luftë dhe pas lufte?
Sa luftëtarë u keqtrajtuan nga organet e drejtësisë, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në çlirimin e vendit?
Sa prej tyre u keqtrajtuan nga
UNMIKU, EULEXI, HAGA?
Të gjithë ju që kontribuat për të na sjellë emrin e luftëtarit në këtë gjendje, NDALUNI SOT, luftëtarët do të ju falin gabimin sepse luftëtari din me falë, ja falen edhe jetën Atdheut atëherë kur kishte nevojë. Ne përsëri tragjedinë, dhimbjen e luftës do ta përballojmë, do ta mbajmë mbi supet tona, ndërsa fitoren, lirinë e kemi të përbashkët me të gjithë ju.
Mos na bëni të mendojmë se po i humbë vlera LIRISË për të cilën e paguam shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat