Vjedhja e dymilionëshit, Demi: Çka mund të pritet tjetër kur emërohen persona si Zafa për kibernetikë

Aktuale

Vjedhja e dymilionëshit, Demi: Çka mund të pritet tjetër kur emërohen persona si Zafa për kibernetikë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:50
Agron Demi

Agron Demi nga Instituti Gap, ka reaguar pas raportimeve se vjedhja e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit është mundësuar nga lëshimet në sistemin elektronik të Thesarit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Demi ka thënë se ky skandal mund të mos jetë përgjegjësi direkte e Ministres së Financave, por se nuk mund të pritet tjetër kur emërohen persona jo kompetent si Zafir Berisha, që të merren me siguri kibernetike.

“Vjedhja e 2 mil. € ndoshta edhe nuk është përgjegjësi direkte e ministres Bajrami. Por, çka mund të pritet tjetër kur emërohen persona jo-kompetent si Zafa me u marr me sigurinë kibernetike, kur krejt kjo vjedhje po del të jetë mundësuar nga lëshimet në sistemin elektronik të Thesarit? Nuk mundesh me emëru persona jokompetent, e mos me mbajtë përgjegjësi”, ka shkruar Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat