Beqiri e Gjyshinca i thonë njëri-tjetrit “piçpirik”, deputetët e VV-së lëshojnë mbledhjen e komisionit

Aktuale

Beqiri e Gjyshinca i thonë njëri-tjetrit “piçpirik”, deputetët e VV-së lëshojnë mbledhjen e komisionit

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:40
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporës

(E plotësuar) - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla e ka arsyetuar moratoriumin një vjeçar për mosaplikim në organizata ndërkombëtare. Sipas saj, në rrethanat aktuale politike dhe me pandeminë, Kosova nuk do të kishte mundësi reale të anëtarësohet diku me sukses.

Shefja e diplomacisë vendore gjatë raportimit të sotëm në Komisionin për Integrim Evropiane, e pyetur nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra foli edhe për njohjen nga Izraeli.

Ajo paralajmëroi një vizitë muajin e ardhshëm në këtë shtet, ku tha se pritet të nënshkruhet një dokument dypalësh bashkë me homologun e saj Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Ende është diskrecion të plotë, prej marrëveshjes së Uashingonit ka pasur ka zhvillime çdo ditë në trekëndëshin Kosovë-ShBA-Izrael. Më shumë nuk mund të jap informata, por së shpejti pritet të kem një vizitë më Izrael. Ne po presim të nënshkruajmë një dokument dy palësh me homologun izraelit”, tha ajo.

***

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbresha Kryeziu-Hyseni dhe Gazmend Gjyshinca e kanë lëshuar mbledhjen e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës, duke thënë se është i panevojshme raportimin i ministres Meliza Haradinaj-Stublla.

Kryetari i këtij komisioni Ismet Beqiri dhe deputetit Gazmend Gjyshinca janë dëgjuar teksa i thonë njeri-tjetrit “piçpirik”.

​VV bojkoton raportimin e Haradinaj-Stublla në Komisionin për Integrime Evropiane

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca dhe Arbreshë Kryeziu, kanë bojkotuar sot raportimin e ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla në këtë komision.

Ata me këtë rast thanë se nuk ka pasur asnjë vendim të komisionit për të thirrur në raportim shefen e diplomacisë.

Pasi që nuk ka dikaster të Integrimeve Evropiane, deputetja Kryeziu tha sene vend të Haradinaj-Stublla do të duhej të raportonte kryeministri Avdullah Hoti, por një gjë të tillë e mohoi kryetari i komisionit, Ismet Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat